JA Control Panle

UISH

NJOFTIM PËR KONFIRMIMET E PJESËMARRJES NË PROVIM VAP DHE AKP PRILL-MAJ 2018

E-mail Print PDF

Urdhri Infermierit të Shqipërisë njofton se në datë 7 dhe 8 Mars 2018, bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në VAP Prill 2018. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. (shkarkoje këtu)
  2. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
  4. Librezën e Praktikës.

Datat e realizimit të VAP, do të jenë nga data 2-13 Prill 2018, për më shumë do të qëndroni në kontakt me faqen e UISH online. Ata që e japin VAP në këtë sezon nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi për të gjithë fituesit e VAP, emri herën e parë (dmth direkt pas kalimit të VAP) regjistrohet automatikisht për Provim Shteti.
Gjithashtu në datë 9 dhe 12 Mars 2018, bëhen edhe konfirmimet e pjesëmarrjes për të gjithë ata që janë përsëritës të Provimit të Shtetit duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm :

  1. Një kërkesë ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në Provim Shteti. Në rast se konstatohet që keni deklaruar gabim, penalizoheni duke u skualifikuar nga e drejta për të dhënë provimin këtë sezon. (shkarkoje këtu)
  2. Fotokopje e diplomës dhe listës së notave.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.

Iu urojmë suksese!
UISH

 

 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 57 guests online