JA Control Panle

UISH

Statuti

E-mail Print PDF

KREU I
PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Krijimi dhe përbërja e Urdhrit të Infermierit

Urdhri i Infermierit është krijuar në bazë të Ligjit Nr. 9718 datë 19/04/2007, ndryshuar me Ligjin Nr. 10 462 datë 13/09/2011, ndryshuar me Ligjin Nr. 124 datë 25/09/2014 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”.
Urdhri i Infermierit përbëhet nga profesionet infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie, logopedist/e, që ushtrojnë veprimtarinë në Republikën e Shqipërisë dhe që përmbushin kushtet për të qënë antarë të tij sipas Ligjit.  

Neni 2

Statusi i Urdhrit të Infermierit

Urdhri i Infermierit është Ent publik jobuxhetor, i cili përfaqëson interesat e përbashkëta të profesioneve : infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie, logopedist/e si dhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet tyre, në funksion të publikut.
Sipas Ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Per funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, me Ent Publik kuptohet çdo subjekt i së drejtës publike, jo shtetëror, i krijuar me ligj dhe që synon realizimin e një interesi publik.
Urdhri i Infermierit është person juridik i pavarur, profesional, i depolitizuar, i hapur për të gjithë antarët, pavarësisht nga përkatësitë e tyre racore, etnike, fetare apo politike.

Neni 3

Misioni i Urdhrit të Infermierit

1. Urdhri i Infermierit ka si mision ruajtjen e standardeve të miratuara nga Ministri i Shëndetësisë në ushtrimin e profesioneve infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie, logopedist/e, nëpërmjet mbikqyrjes të normave të Kodit Etik-Deontologjik, si dhe mbrojtjes së pacientëve dhe të publikut nga kequshtrimi i këtyre profesioneve.
2. Urdhri i Infermierit ,në përmbushje të këtij misioni:

a) kryen regjistrimin e infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie dhe logopedist/e në regjistrin përkatës të këtij urdhri;
b) mbikëqyr zbatimin e detyrave profesionale, në përputhje me kërkesat e shkencave mjekësore, rregullat e etikës dhe Kodin Deontologjik;
c) siguron udhëheqjen etiko-morale e deontologjike të bashkësisë së infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie dhe logopedist/e, pavarësinë e ushtrimit të profesionit dhe mbron interesat moralë të këtij profesioni;
ç) mbron interesat e pacientëve dhe të publikut nga kequshtrimi i mjekësisë dhe shkelja e Kodit Deontologjik Mjekësor nga ana e infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie dhe logopedist/e;
d) bashkëpunon për zhvillimin e standardeve profesionale, për planifikimin dhe hartimin e programeve të formimit profesional për realizimin e specializimeve të ndryshme dhe të edukimit në vazhdim të infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie dhe logopedist/e;
dh) konfirmon anëtarësinë në Urdhrin e Infermierit, nëpërmjet dhënies së certifikatës së anëtarësimit.
e) garanton që anëtarët e Urdhrit përmbushin detyrimet e programit të ricertifikimit, të vendosur nga institucioni përkatës.

Shkarkoni te plote: pdf"STATUTIN E URDHRIT TË INFERMIERIT TË SHQIPËRISË"