JA Control Panle

UISH

Kritere

E-mail Print PDF
Sipas Ligjit nr. 9718, datë 19/04/2007,  për “Urdhrin e Infermierit  në Republikën e Shqipërisë” 

Neni 4
Kriteret e anëtarësisë

  1. Urdhri i Infermierit përbëhet nga infermierët, mamitë dhe fizioteraputët që kanë diplomën përkatëse dhe që e ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë.
  2. Shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të diplomuar si infermierë ose mami në Republikën e Shqipërisë, bëhen menjëherë anëtarë të Urdhrit, me pagimin e kuotizacionit dhe regjistrimin pranë tij.
  3. Anëtarë të Urdhrit të Infermierit, bëhen edhe të gjithë infermierët dhe mamitë, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të diplomuar jashtë vendit, pas njohjes së diplomës, sipas legjislacionit në fuqi.
  4. Shtetasi i huaj, që të ushtrojë profesionin e infermierit dhe mamisë në Republikën e Shqipërisë, duhet të jetë anëtar relativ, i të njëjtit urdhër në vendin e vet ose në vendin ku së fundi ka ushtruar këtë profesion.
  5. Përjashtohen nga ky detyrim, por jo nga e drejta e anëtarësimit në këtë organizëm, nëpunësit e administratës shtetërore, për sa kohë ata nuk ushtrojnë veprimtari të mirëfilltë si mami, infermier ose fizioterapeft.
Neni 5
Detyrimi për anëtarësi

  1. Asnjë individ nuk mund ta ushtrojë profesionin e infermierit, të mamisë apo fizioterapeftit në Republikën e Shqipërisë pa qenë anëtar i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.
  2. Punëdhënësit e institucioneve shëndetësore, publike dhe private, të shërbimit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor, ndalohen t'i punësojnë ata në kundërshtim me këtë dispozitë.