JA Control Panle

UISH

Penalizime

E-mail Print PDF
PRANË KËSHILLIT KOMBËTAR FORMOHEN KOMISIONET DISIPLINORE TË CILAT ZBATOJNË LIGJIN NR. 9718, DATË 19/04/2007, PËR “URDHRIN E INFERMIERIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”. SI MË POSHTË :    

Neni 16
Masat disiplinore

  1. Komisioni disiplinor mund të vihet në lëvizje nga një ankesë e paraqitur me shkrim apo me gojë, por ai mund të vihet në lëvizje edhe kryesisht.
  2. Komisioni disiplinor heton dhe gjykon, në bazë të fakteve dhe provave të administruara, në seancë dëgjimore. Kur vërteton se anëtari ka kryer shkelje të etikës mjekësore, të Kodit Etik-Deontologjik ose ka bërë gabim mjekësor, ai jep masat e mëposhtme:
    a) vërejtje me shkrim;
    b) vërejtje me paralajmërim;
    c) gjobë nga 1 000 (një mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë;
    ç) propozim për shkarkim nga funksionet drejtuese në institucione shëndetësore;
    d) pezullim nga e drejta e zgjedhjes në organet drejtuese të Urdhrit të Infermierit deri në 3 vjet;
    dh) përjashtim i përkohshëm nga Urdhri i Infermierit për një periudhë deri në 3 vjet.
  3. Përveç masave të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, si masë plotësuese, komisioni ka të drejtë t'u caktojë të ndëshkuarve kryerjen e një rikualifikimi ose të studimeve plotësuese.
  4. Masat e mësipërme disiplinore mund të shlyhen, nëse ndaj anëtarit, brenda 1 viti nga data e dhënies së tyre, për shkronjat "a" dhe "b" të këtij neni dhe brenda 3 vjetëve nga data e dhënies, për shkronjat "ç", "d" dhe "dh", nuk është marrë ndonjë masë tjetër disiplinore.
Në zbatim të këtij neni Këshilli Kombëtar i UISH me vendim nr. 4, datë 08/11/2008 ka përcaktuar këto penalizime për shkelje të Kodit Etik- Deontologjik të UISH.

Sanksioni 1
“Për mosparaqitjen me uniformën e caktuar dhe mosmbajtje të kartës së identitetit profesional ose dalja me uniformë jashtë vendit të caktuar”, përbën shkelje të Nenit 2, pika 6 dhe 7, dënohet  me vërejtje, gjobë  2 000-20 0000 lekë.

Sanksioni 2
“Për pritje dhe komunikim jo të mirë me pacientët, familjarët dhe kolegët”, përbën  shkelje të Nenit 2, pika 8 dhe dënohet  me gjobë, 2 000- 20 000 lekë dhe me ulje në detyrë 6 muaj – në një Vit.

Sanksioni 3
“Mosdhënia e kujdesit të duhur dhe mos respektimi i pacientit pavarësisht nga moshës, ngjyrës apo nga bindjet e tij” përbëjnë shkelje të  Nenit 2, pika 4 dhe dënohet me gjobë  nga 3 000-30 000 lekë,  ulje në dëtyrë ose përjashtim nga UISH nga 1-6  muaj.

Sanksioni 4
“Kërkimi, stimulimi, ndërmjetësimi, marja e ryshfetit  në çfarëdolloj forme”, është shkelje e Nenit 2, pika 9 dhe  dënohet me 5 000-100 000 lekë gjobë, me ulje në detyrë  dhe me përjashtim nga UISH 6-12 muaj.

Sanksioni 5
“Uljes së reputacionit dhe figurës morale  nëpërmjet provokimit apo të përdorimit të drogës, alkolit apo imoralitetit”, përbën shkelje të Nenit 2, pika 13 dhe dënohet me gjobë 10 000-100 000 lekë ose përjashtim  nga UISH për një periudhë 1-3 vjeçare.

Sanksioni 6
“Pakujdesia në kryerjen e detyrës, tejkalimi i kopetencave  që kanë sjellë dëme serioze  në shëndetin e pacientit”, përbën shkelje të Nenit 2, pika 19 dhe  dënohen me përjashtim  nga UISH  dhe ndjekje penale.

Sanksioni 7
“Mos trajtimi i kufomës dhe mos dërgimi i saj në morg,  në mungesë të familjarëve”, përbën shkelje të Nenit 4, pika 18 dhe  dënohet me gjobë 5 000-100 000 lekë  dhe me përjashtim nga UISH për 3-6 muaj.

Sanksioni 8
“Mos dhënia e ndihmës së parë në raste urgjente apo fatkeqësish natyrore  në kushte të pa justifikueshme”, përbën shkelje të Nenit 2, pika 17 dhe  dënohet me përjashtim  nga UISH për 6-12 muaj.

Sanksioni 9
“Shkeljet e Kodit  Etik-Deonologjik dhe Statutit të UISH, të mos marrjes në kohë të lejes  për ushtrimin e profesionit,  ose mos pagimin e kuotës  së caktuar,  në me shumë se 6 muaj”, përbën shkelje të Nenit 1, pika 5 dhe dënohet me gjobë  nga 5 000-100 000 lekë  ose me përjashtim nga UISH për 6-12 muaj.

Sanksioni 10
“Ushtrimi i profesionit  pa u anëtarsuar në UISH”, përbën shkeljen e Ligjit  Nr. 9718, datë 29/04/2007 dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë, ose çohet për ndjekje penale.