JA Control Panle

UISH

NJOFTIMI PËR DATAT E PROVIMIT TË VLERËSIMIT TË AFTËSIMIT PROFESIONAL SEZONI TETOR-NËNTOR 2013

E-mail Print PDF
Urdhri Infermierit të Shqipërisë njofton se sezoni i provimit të Vlerësimit të Aftësimit Profesional do të zhvillohet nga data 28/10/2013 deri në datë 01/11/2013. Në këtë sezon hyjnë vetëm ata praktikantë që e kanë realizuar praktikën tre mujore me mbikëqyrje. Të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në këtë sezon, duhet të dorëzojnë Librezat e Praktikës pranë zyrave ku kanë bërë aplikimin për tu regjistruar në praktikë.

Për  të  gjithë  ata  që  nuk e kanë marrë ose nuk janë paraqitur në Provimin e Shtetit në sezonet e mëparshme por që dëshirojnë të hyjnë në këtë sezon duhet të dorëzojnë pranë çdo zyre të Urdhrit të Infermierit fotokopjen e Lejes së Praktikës (ose ID për praktikantë nëse e kanë humbur Lejen e Praktikës)  si dhe një fotokopje të kartës së identitetit ose pashaportës biometrike nga data 01/10/2013 deri në 15/10/2013, datë në të cilën mbyllen regjistrimet.

Për listat e studnetëve sipas datave do të njoftoheni në ditët në vazhdim. Informacioni për datat dhe provimin e Vlerësimit të Aftësimit Profesional do të publikohet ne faqen e UISH online www.urdhriinfermierit.org. Ndërsa për Provimin e Shtetit informacion do të gjeni në faqen www.akp.gov.al