
Vendi: Hotel Plaza, Tiranë
Të nderuar pjesëmarrës dhe kolegë,
Programi i Konferencës së I-rë Ndërkombëtare të Infermierisë në Shqipëri (INCA) është finalizuar dhe konferenca do të zhvillohet më 2 Mars 2022. Për shkak të situatës së Covid-19 në Shqipëri, pjesëmarrja fizike është e kufizuar në minimum. Abstraktet e dorëzuara për Konferencën e I-rë INCA janë pranuar nga Komiteti Shkencor dhe afati i dorëzimit të abstrakteve është mbyllur.
Në emër të organizatorëve të INCA-s, ftojmë delegatët, prezantuesit, lektorët kryesorë dhe sponsorët të bëhen pjesë e saj për të ndarë së bashku përvojat dhe njohuritë më të mira shkencore.
Më shumë informacion mbi programin e konferencës gjeni këtu:
Organizatorët e Konferencës së I-rë INCA
