Faqja është në proces përditësimi. Disa informacione mund të jenë të papërditësuara. Ju lutemi, konfirmoni informacionin përpara se të mbështeteni tek ai.

Pranë profesionistit. Në shërbim të shëndetit.uish_albania@yahoo.com
URDHRI I INFERMIERIT TË SHQIPËRISË

Praktika profesionale

Si të krijoni llogarinë në Platformën Online të UISH dhe si të regjistroheni në praktikën profesionale 3-mujore.

1. Krijimi i llogarisë në Platformën Online

Në fillim duhet të krijoni llogarinë tuaj në Platformën Online. Shkruani app-uish.org në shfletues dhe do t’ju shfaqet Platforma Digjitale Online.

  1. Klikoni te opsioni Anëtarësohu për të krijuar profilin tuaj në platformë. Do t’ju kërkohen të dhënat tuaja: plotësoni të gjitha fushat e detyrueshme.
  2. Vendosni emailin aktiv që përdorni dhe një fjalëkalim me 8 ose më shumë karaktere, që përmban shkronjë të madhe, shkronjë të vogël dhe numra.
  3. Plotësoni saktë të dhënat që ju kërkohen: emër, mbiemër, atësi, mbiemër i vajzërisë (opsional), datëlindje, gjini, numri i Kartës së Identitetit (numri që fillon dhe mbaron me shkronjë, p.sh. X00000000Y), numri i telefonit që fillon me +355, vendlindja, vendbanimi, qarku, kombësia dhe shtetësia.
  4. Te fusha “ID ose Pasaporta” ngarkoni Kartën e Identitetit ose Pasaportën në formatin PDF.
  5. Te fusha “Fotografia” ngarkoni një foto dokumenti me veshje serioze: kjo foto vendoset automatikisht në licencën tuaj kur të licencoheni.
  6. Klikoni “Konfirmoj Deklaratën” për të vazhduar me hapat e radhës.
  7. Plotësoni të dhënat e shkollimit: emri i institucionit arsimor, numri i diplomës, data e diplomimit, niveli i shkollimit, qyteti ku keni studiuar, shteti ku jeni diplomuar dhe profesioni juaj.
  8. Ngarkoni diplomën (ose vërtetimin e diplomimit, nëse nuk e keni ende diplomën), listën e notave të noterizuar dhe CV-në. Të gjitha dokumentet duhet të jenë në formatin PDF, përndryshe aplikimi nuk pranohet.
  9. Kontrolloni edhe një herë që të gjitha fushat e detyrueshme janë plotësuar dhe klikoni Vazhdo.

Në këtë moment krijohet profili juaj në Platformën Digjitale Online. Do të merrni një mesazh mirëseardhjeje në email dhe në platformë.

2. Regjistrimi në Praktikën Profesionale

  1. Pasi keni krijuar profilin dhe jeni anëtar në platformë, hapni rubrikën “Praktika”.
  2. Zgjidhni profesionin për të cilin regjistroheni për praktikën profesionale 3-mujore. Shkollimin tuaj sistemi e merr automatikisht.
  3. Fatura e aplikimit për praktikën profesionale vjen në emailin tuaj. Printojeni, paguajeni në bankë dhe ngarkoni mandatin që ju jep banka te rubrika “Ngarko pagesën”.
  4. Pasi ta keni ngarkuar, platforma ju njofton se fatura u ngarkua me sukses. Aplikimi juaj mbetet në pritje të shqyrtimit.

Hyr në Platformën Online

Udhëzuesi origjinal