Faqja është në proces përditësimi. Disa informacione mund të jenë të papërditësuara. Ju lutemi, konfirmoni informacionin përpara se të mbështeteni tek ai.

Pranë profesionistit. Në shërbim të shëndetit.uish_albania@yahoo.com
URDHRI I INFERMIERIT TË SHQIPËRISË

Rinovimi i licencës (rilicensimi)

Aplikimi për rinovimin e licencës kryhet në platformën online app-uish.org, te rubrika “RILICENSIMI”: licenca e vjetër, vërtetim punësimi dhe vërtetim kreditesh.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë (UISH) njofton të gjithë profesionistët se aplikimi për rinovimin e licencës do të kryhet nëpërmjet platformës elektronike online:

www.app-uish.org

Për të kryer aplikimin për rinovimin e licencës, duhet të ndiqni këto hapa:

1. Pasi të keni përfunduar anëtarësimin në platformën online, hyni në rubrikën “RILICENSIMI”.

2. Vendosni numrin e licencës suaj aktuale.

3. Ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e licencës, si më poshtë:

  • Licenca e vjetër;
  • Vërtetim punësimi;
  • Vërtetim kreditesh (i detyrueshëm vetëm për profesionistët e profileve Infermieri dhe Mami).

4. Pasi të keni plotësuar të dhënat dhe ngarkuar dokumentacionin, klikoni butonin “APLIKO”.

5. Pas aplikimit, në platformë do t'ju gjenerohen faturat përkatëse të pagesës. Pasi të kryeni pagesën, duhet të ngarkoni mandatpagesat në platformën online të UISH-së për të vijuar me procedurën e rinovimit të licencës.

Për çdo informacion apo paqartësi, ju lutemi drejtohuni pranë strukturave përkatëse të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.