Urdhri i Infermierit të Shqipërisë (UISH) ofron shërbimin e lëshimit të vërtetimeve të nevojshme për njësimin e lejes së ushtrimit të profesionit jashtë vendit.
Si mund të aplikoni?
Aplikimi për pajisjen me këto vërtetime kryhet online, nëpërmjet platformës digjitale të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë: www.app-uish.org.
Për të kryer aplikimin, profesionisti duhet të ndjekë këta hapa:
- Krijimi i llogarisë: Fillimisht, duhet të keni një llogari aktive në platformën digjitale të UISH-së.
- Hyrja në seksionin “Vërtetime”: Pasi të identifikoheni në platformë, përzgjidhni seksionin “Vërtetime” në faqen kryesore dhe klikoni “Krijo të re”.
- Përzgjedhja e vërtetimeve: Përzgjidhni vërtetimet që ju nevojiten, në përputhje me kërkesat e shtetit ku do të kryeni procedurën e njohjes së diplomës, duke klikuar në kutizën jeshile.
- Konfirmimi dhe tërheqja: Pas marrjes së emailit të miratimit të aplikimit, vërtetimet mund t’i tërhiqni pranë zyrave të UISH-së në Tiranë.
