Faqja është në proces përditësimi. Disa informacione mund të jenë të papërditësuara. Ju lutemi, konfirmoni informacionin përpara se të mbështeteni tek ai.

Pranë profesionistit. Në shërbim të shëndetit.uish_albania@yahoo.com
URDHRI I INFERMIERIT TË SHQIPËRISË

Anëtarësimi në Platformën Online

Udhëzues hap pas hapi për krijimin e llogarisë tuaj në Platformën Digjitale Online të UISH – app-uish.org.

Mënyra e regjistrimit në Platformën Online të UISH

Para se të filloni

Regjistrimi zgjat rreth 10–15 minuta. Përgatitni paraprakisht:

  • Një adresë e-maili aktive që e përdorni rregullisht
  • Kartën e Identitetit ose Pasaportën – skanuar në PDF
  • Një fotografi dokumenti me veshje serioze – në JPG
  • Diplomën (ose vërtetimin e diplomimit të noterizuar) – në PDF
  • Listën e notave të noterizuar – në PDF
  • CV-në – në PDF

Regjistrimi në 11 hapa

  1. Hapi 1

    Hyni në Google

    Shkruani app-uish.org në Google ose direkt në shfletues.

    Në ekran do t’ju shfaqet Platforma Digjitale Online.

    Kërkimi i app-uish.org në Google
  2. Hapi 2

    Klikoni në “Anëtarësohu”

    Për të vijuar me krijimin e profilit tuaj në Platformë, klikoni butonin “Anëtarësohu”.

    Butoni Anëtarësohu në faqen e platformës
  3. Hapi 3

    Plotësoni të dhënat tuaja personale

    Pasi të klikoni në “Anëtarësohu”, do t’ju kërkohet të plotësoni të dhënat tuaja personale, duke plotësuar të gjitha fushat e detyrueshme.

    Formulari Krijo llogarinë tuaj
  4. Hapi 4

    Vendosni e-mailin dhe krijoni fjalëkalimin

    Vendosni adresën tuaj aktive të e-mailit, të cilën e përdorni rregullisht, dhe më pas krijoni fjalëkalimin.

    Fjalëkalimi duhet të përmbajë 8 ose më shumë karaktere, duke përfshirë të paktën një shkronjë të madhe, një shkronjë të vogël dhe numra.

    Fushat Email, Fjalëkalimi dhe Konfirmo fjalëkalimin
  5. Hapi 5

    Plotësoni me saktësi të dhënat personale

    Plotësoni me saktësi të dhënat personale sipas fushave përkatëse:

    • Emër, Mbiemër
    • Atësia
    • Mbiemri i vajzërisë (opsional)
    • Datëlindja, Gjinia
    • Nr. i Kartës së Identitetit (formati: X00000000Y)
    • Nr. i telefonit (fillon me +355)
    • Vendlindja, Vendbanimi
    • Qarku, Kombësia, Shtetësia
    Formulari i të dhënave personale
  6. Hapi 6

    Ngarkoni Kartën e Identitetit ose Pasaportën

    Duke klikuar në fushën “ID ose Pasaporta”, ngarkoni Kartën tuaj të Identitetit ose Pasaportën në formatin PDF.

    Ngarkimi i Kartës së Identitetit ose Pasaportës në PDF
  7. Hapi 7

    Ngarkoni fotografinë tuaj

    Duke klikuar në fushën “Fotografia”, ngarkoni një fotografi personale, me paraqitje të përshtatshme dhe veshje serioze. Kjo fotografi vendoset më vonë automatikisht në licencën tuaj.

    Fotografia duhet të jetë në formatin JPG.

    Ngarkimi i fotografisë në JPG
  8. Hapi 8

    Konfirmoni deklaratën

    Klikoni në opsionin “Konfirmoj Deklaratën” për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

    Opsioni Konfirmoj Deklaratën dhe butoni Vazhdo
  9. Hapi 9

    Plotësoni të dhënat mbi shkollimin tuaj

    Plotësoni fushat përkatëse:

    • Emri i institucionit arsimor
    • Numri i diplomës
    • Data e diplomimit
    • Niveli i shkollimit
    • Qyteti ku keni kryer studimet
    • Shteti ku jeni diplomuar
    • Profesioni juaj
    Formulari i të dhënave të shkollimit
  10. Hapi 10

    Ngarkoni dokumentet e kërkuara

    Ngarkoni në fushat përkatëse:

    • Diplomën (në mungesë të saj, vërtetimin e diplomimit të noterizuar)
    • Listën e notave të noterizuar
    • CV-në (Curriculum Vitae)
    Ngarkimi i diplomës, listës së notave dhe CV-së në PDF
  11. Hapi 11

    Verifikoni dhe përfundoni regjistrimin

    Pas plotësimit të të gjitha fushave, kontrolloni edhe një herë nëse të gjitha të dhënat dhe fushat e detyrueshme janë plotësuar saktë. Pasi të keni përfunduar verifikimin, klikoni komandën “Vazhdo”.

    Në këtë moment krijohet profili juaj në Platformën Digjitale Online. Gjithashtu, do të merrni një mesazh mirëseardhjeje në adresën tuaj të e-mailit dhe në Platformë.

    Mesazhi Mirë se vini: profili u krijua me sukses

Tashmë jeni pjesë e Platformës Digjitale Online!

Pas krijimit me sukses të profilit tuaj, mund të hyni në Platformë duke përdorur adresën e e-mailit dhe fjalëkalimin që keni regjistruar, dhe të aksesoni shërbimet dhe funksionalitetet e saj.

Hyrja në platformë me email dhe fjalëkalim

Anëtarësohu tani në app-uish.org

Çfarë mund të bëni më pas